Kur duhet nxjerrë
Jo çdo dhëmb pjekurie duhet nxjerrë. Nxirret kur ka dalë pjesërisht dhe infektohet, kur është i mbërthyer në kockë dhe shtyp dhëmbin fqinj, ose kur nuk pastrohet dot dhe prishet. Vendimin e marrim me radiografi panoramike, ku shihet pozicioni i rrënjëve dhe afërsia me nervin.
Si bëhet
Me anestezi lokale, në një vizitë. Një dhëmb që ka dalë nxirret për disa minuta; një dhëmb i mbërthyer kërkon hapje të vogël të mishit dhe ndonjëherë ndarjen e dhëmbit në pjesë. Ënjtja e ditëve të para është normale dhe kalon brenda javës.